Lajm i mirë për Kosovën, rikthehet Valon Berisha
02 tetor 2018
| 14:49
Valon Berisha do të rikthehet pas një viti te Përfaqësuesja e Kosovës në futboll.
“Sport News” raporton se 25-vjeçari do të grumbullohet për dy ndeshjet e ardhshme kundër Maltës dhe Ishujve Faroe. Mesfushori i Lazios për herë të fundit ka veshur fanellën e “Dardanëve” më 13 nëntor 2017, kundër Letonisë, miqësore të cilën Kosova e kishte fituar 4-3 në Mitrovicë.
Prej se është emëruar trajneri i ri Bernard Challandes, Berisha nuk është grumbulluar asnjëherë në përfaqësuese dhe gjithnjë arsyetim ka qenë lëndimi, edhe sa ishte pjesë e Salzburgut, por edhe pasi kaloi ne Itali. Sido që të jetë tani futbollisti më i shtrenjtë i Kosovës është rikuperuar plotësisht nga lëndimi dhe po pret të debutojë me Lazion.