Lajm i mirë për PSG-në, Marquinho luan ndaj Bayernit  

06 mars 2023 | 12:56

PSG-ja ka marrë lajme të mira para ndeshjes me Bayern Munchen. Mbrojtësi brazilian Marquinhos do të jetë në dispozicion të trajnerit Galtier për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve ndaj Bayernit, që luhet të mërkurën në Gjermani.

Lajmin e konfirmoi e përditshmja franceze “L’Equipe”. Braziliani ka pasur një problem fizik me muskujt e kofshës së djathtë. Lojtari nuk do të jetë në 100% të formës, por trajneri do ta hedhë në fushën e lojës në këtë sfidë delikate për sezonin e francezëve.

Bayerni fitoi 1-0 në Francë ndeshjen e parë ndaj PSG, ndaj trajneri Galiter ka nevojë për të gjithë lojtarët titullarë për të tentuar përmbysjen e kualifikimin. Marquinhos do të luajë duke shtrënguar dhëmbët për të ndihmuar ekipin, pasi prania e tij është e rëndësishme për PSG-në.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e famshme, Katie Price, e ka quajtur vetën “Barbie”…