Lajm i mirë për PSG-në, Ramosi nis stërvitjet

09 nëntor 2021 | 16:34

Mbrojtësi i PSG-së, Sergio Ramos pas disa muajve ka nisur stërvitjet me bashkëlojtarët. Ramos kaloi te gjiganti francez në verë, por shkaku i lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Kosovës, nuk u shërua që disa muaj.

Sidoqoftë, pritja që sa muaj ka marrë fund, pasi mediumi francez Le Parisien, raporton se Ramos është stërvitur me bashkëlojtarët si Ander Herrera, Juan Bernat dhe Mauro Icardi, që nuk janë ftuar nga Kombëtaret e tyre.

Kështu, në rast që nuk ka ndonjë problem edhe në javën e ardhshme, Ramos pritet të debutojë te gjiganti francez sapo të përfundojnë ndeshjet e Kombëtareve. Ndërkohë, PSG në Ligue 1 ndeshjen e radhës e zhvillon kundër Nantes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënstacioni elektrik në Vallaç është aset i Operatorit të Sistemit,…