Lajm i mirë për Shqipërinë, Cikalleshi rikthehet nga lëndimi
05 tetor 2023
| 16:00
Pas rikuperimit të Myrto Uzunit dhe Armando Brojës, Sylvinho merr një tjetër lajm të mirë para ndeshjeve të tetorit. Sokol Cikalleshi me shumë mundësi do të jetë në listën e Kombëtares.
Sipas asaj që raportojnë mediet turke, lojtari është kthyer nga dëmtimi dhe ndodhet në stërvitje me ekipin. Tani mbetet të shihet nëse Cikalleshi do të aktivizohet në ndeshjen kundër Hatajaspor.
Sulmi kuqezi duket në top formë, pasi kanë shënuar edhe gola së fundmi për skuadrat e tyre. Prania e Cikalleshit në Kombëtare, përveç përvojës, është e nevojshme kundër një rivali si Çekia.