Lajm i mirë për Shqipërinë, Ukraina humbet sulmuesin kryesor
05 shtator 2024
| 16:16
Sulmuesi kryesor i Ukrainës, Artem Dovbyk është lënduar dhe do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve kundër Shqipërisë dhe Gjeorgjisë.
Shkaqet ende nuk janë përcaktuar, ndërsa Roma ka kontaktuar menjëherë lojtarin për të vlerësuar shkallën e dëmtimit. Lojtari do të kthehet në Itali për të vazhduar rikuperimin në Trigoria.
Daniele De Rosi dhe klubi do të presin me gishta të kryqëzuar pasi alternativa e vetme e Romës në mungesë të tij është Eldor Shomurodov.