Lajm i mirë: Shërohen edhe 696 pacientë nga Covidi
11 dhjetor 2020
| 15:42
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 696 pacientë nga Covid-19, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 32 498.
IKShPK-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 590 raste pozitive me Covid-19.
Ndërkaq brenda 24 orëve janë raportuar edhe 13 raste të vdekjes, raporton “Epoka e re”.
Numri total i rasteve pozitive është 45 594 raste nga 160 352 persona të dyshimtë me ketë virus dhe 1 174 raste të vdekjes.