Lajm i mirë, Van Der Sar lirohet nga intenziva

18 korrik 2023 | 23:15

Legjenda e futbollit holandez dhe botëror, Edwin van der Sar është liruar nga kujdesi intensiv, pasi ditë më parë kishte pasur sulm.

Sipas mediave evropiane, bëhej fjalë për sulm dhe gjakderdhje në tru, duke ju rrezikuar jeta.

Megjithatë, intervenimi i shpejtë i mjekëve dhe kujdesi intenziv në të këto ditë, ka bërë që gjendja t’i përmirësohet dhe tashmë ai e ka kaluar rrezikun për jetë.

Madje është parë i buzëqeshur në një fotografi me gruan e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, ka…