Vetëm dy të infektuar me Covid në Kosovë

21 qershor 2021 | 15:01

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm dy raste të infektimit me Covid-19.

Gjatë kësaj periudhe kohore nuk është raportuar ndonjë rast i vdekjes nga koronovirusi.

“Nga 1.328 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.241. Në total numri i rasteve aktive është 162”, është thënë në njoftimin e ministrisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Duam të bëjmë historinë”, thotë David Alaba në prag të…