![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/07/D1B4A1B7-7F68-4383-ACB3-6682366B25BE.jpeg)
Lajm i rëndë: Ndërroi jetë ish-ushtari i UÇK-së dhe Drejtori i Veriu.info, Blerim Zhabari
06 korrik 2021
| 07:56
Sot, në orët e hershme të mëngjesit pas disa komplikimeve shëndetësore ka ndërruar jetë Drejtori i gazetës online Veriu.info, Blerim Zhabari.
Zhabari njëri prej dy bashkëthemeluesve i Veriu.info, ku prej 3 vitesh ushtronte edhe detyrën e drejtorit të portalit.
Ai ishte veteranë i UÇK-së dhe gazetar me përvojë 20 vjeçare, ku kishte punuar për disa mediume kosovare.
Blerim Zhabari punonte edhe në komunën e Vushtrrisë, që prej konstituimit të institucioneve të përkohëshme menjëherë pas luftës.
Ai la pas vetës gruan dhe dy fëmijë.
Në nderim të tij, sot portali Veriu.info nuk do të punoj.