Lajm i rëndë nga Greqia, futbollisti shqiptar ndërron jetë në fushë

02 shkurt 2022 | 19:58

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Futbollisti shqiptar Aleksandër Lambi ka ndërruar jetë gjatë një ndeshje futbolli.

Ishte minuta e parë e sfidës, ku Lambi, ra pa ndjenja në fushën e lojës. Të gjithë lojtarët, mjekët e të dyja skuadrave u angazhuan për ti ardhur në ndihmë. I riu është dërguar në spital, por për fat të keq, nuk ka arritur të mbijetonte, duke ndërruar kështu jetë.

Lambi, cilësohej si një futbollist i talentuar dhe ishte në pronësi të ekipit grek Apolon Smirnis, ndërsa së fundmi, ishte i huazuar te skuadra e Liupoli, ekip që militon në kategorinë e 3 të kampionatit grek.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart…