
Lajm jo i mirë për Shqipërinë, lëndohet Gjimshiti
24 shkurt 2025
| 12:06
Berat Gjimshiti ishte protagonist në fitoren 5-0 të Atalantës në transfertën e Empolit.
Kapiteni i Shqipërisë ishte i pakalueshëm në mbrojtje, por edhe asistoi në golin e dytë të shënuar nga Retegui. Megjithatë në fund të pjesës së parë ai pësoi një dëmtim, i cili fillimisht u duk i lehtë, pasi kapiteni kuqezi u rikthye në fushë në pjesën e dytë.
Por në minutën e 63-të trajneri Gasperini e largoi nga fusha, pasi Gjimshiti nuk mund të vazhdonte më tej. Ky duket një ogur i keq, pasi në rast dëmtimi ai do të mungonte në ndeshjet kualifikuese për kampionatin botëror që Shqipëria do të luajë në muajin mars.