
Lajm i mirë për Juven, Dybala rikthehet ndaj Torinos
15 shkurt 2018
| 16:17
Juventus është në garë për titullin e kampionit në Seria A me Napolin.
Ndeshjen e radhës, Juventusi e zhvillon të dielën ndaj Torinos dhe lajm i mirë për “Zonjën e Vjetër” është fakti se Paulo Dybala do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje.
Dybala mungoi edhe në ndeshjen e fundit në Ligën e Kampionëve ku Juventusi luajti 2-2 ndaj Tottenham Hotspur.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)