Lajme Pak orë para se të nisej për në Kosovë, vdes mërgimtari nga Vushtrria

22 dhjetor 2021 | 18:07

Pak orë para se të merrte rrugën për në Kosovë ndërroi jetë pa e parë vendlindjen e tij, mërgimtari nga Vushtrria, Kadri Sefa.

Sefa ndërroi jetë në moshën 55 vjeçare, dhe kishte kohë që jetonte në Gjermani.

Siç bëhet e ditur i ndjeri ka ndërruar jetë për shkak të një ataku kardiak.

Lamtumira e fundit sipas afisheve që njoftojnë ndarjen nga jeta të të ndjerit do të bëhet nesër me drekë në varrezat e fshatit Lum i Madh-Stanoc.

“Ti do mbetesh gjithmone ne Zemrat dhe ne Mendjet tona…Qofsh ne vendin me te mir te Xhennetit..” ka shkruar një nga familjarët e të ndjerit.

https://demokracia.com/wp-content/uploads/2021/12/265168768_419642886536981_4867592164266061799_n-1.jpeg

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e LDK-së në Mitrovicë e ka përjashtuar nga grupi…