Lajme të këqija për Real Madridin, Neymar gati për ndeshjen e Ligës së Kampionëve

13 shkurt 2022 | 12:57

Të martën luhet ndeshja mes Real Madrid dhe Paris Saint Germain (PSG).

Në kuadër të Ligës së Kampionëve, PSG dhe Real Madrid kontestojnë njëra tjetrën në fazën e 1/16-ës së finales.

Para kësaj ndeshje, skuadra e PSG ka marrë disa lajme të mira lidhur me brazilianin Neymar JR.

Neymar ka munguar tash e disa muaj, si pasojë e një lëndimi.

Megjithatë, raportimet e fundit nga “RMC Sport” kanë bërë me dije se lojtari do të luajë ndaj Real Madrid.

Ndeshja e Ligës së Kampionëve është me rëndësi të veçantë për PSG, pasi në Ligue 1 kanë një diferencë komode në krye të tabelës.

Rikthimi i Neymar i jep një shtysë të madhe skuadrës së PSG, ndaj një rivali të fortë si Real Madridi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anxhelina Hadërgjonaj ka shpjeguar para Ermalit dhe gjithë të tjerëve…