Lajmërohet Agim Bahtiri, kërkon ndaljen e projekteve kapitale për ta armatosur ushtrinë

22 shkurt 2022 | 13:59

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, pas zhvillimeve të fundit në Ukrainë, ka kërkuar ndaljen e projekteve kapitale në mënyrë që të armatoset ushtria e Kosovës.

Këtë kërkesë, Bahtiri ia ka parashtruar Qeverisë së Kosovës, duke thënë se Serbia nuk ka vullnet për paqe në rajon.

“I bëjë apel Qeverisë së Kosovës që t’i ndalë të gjitha projektet e investimeve kapitale dhe buxhetin e dedikuar për to ta ridestinoj komplet për armatosjen e Ushtrisë së Kosovës”, ka shkruar Bahtiri në llogarinë vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Bahtirit:

Pas njohjes të pavarësisë së Luhanskut dhe Donbasit nga Rusia, dhe hyrjes ushtarake në këto zona nga ushtria ruse, Republika e Kosovës duhet të tregohet shumë e vëmendshme me situatën në veri.

Prej vitit 1999 Serbia  qëndron praktikisht në gjendje gatishmërie për ta aneksuar veriun e Kosovës, por që gjithmonë ka pritur të krijohen situata të reja gjeo-politike që do ta favorizonin.

Pas pushtimit të një pjese të Ukrainës nga Rusia, edhe aleati i saj në Ballkan me në krye Vuçiqin duket se nuk ka vullnet të ruaj paqen në rajonin tonë.

I bëjë apel Qeverisë së Kosovës që t’i ndalë të gjitha projektet e investimeve kapitale dhe buxhetin e dedikuar për to ta ridestinoj komplet për armatosjen e Ushtrisë së Kosovës.

Në maj të vitit 2021 kam nënshkruar kontratë me Ministrinë Mbrojtjes për t’i dhënë në shfrytëzim 195 hektarë tokë në fshatin Cërnushë të Mitrovicës për ndërtimin e bazës ushtarake të FSK-së, nga e cila veriu monitorohet plotësisht. Pas zhvillimeve aktuale, fillimi i ndërtimit të menjëhershëm të saj është nevojë urgjente.

Z. kryeministër Albin Kurti, unë në Vetëvendosje kam ardhur sepse kam besuar dhe besoj që jeni të përkushtuar maksimalisht për mbrojtjen e veriut të Kosovës, i cili ishte harruar nga qeveritë paraprake.

Pas shpërthimit të konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës rendi i ri global ka tendencë për të ndryshuar, e që dihet se Serbia gjithmonë ka qenë dhe është vegël e Rusisë për destabilizimin e Ballkanit në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti. Andaj nuk duhet të rrimë duarkryq përballë kësaj situate, por ta armatosim ushtrinë tonë për aq sa është e mundshme, duke i lënë anash për një kohë autostradat e projektet e ngjashme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” u krijuan tre çifte,…