Lajmërohet Berlusconi: Unë dhe Merkeli mund ta bindim Putinin të ndalë luftën

08 shtator 2022 | 08:33

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka deklaruar  se nëse ai do të bashkëpunonte me ish-kancelaren gjermane Angela Merkel, mund ta bindnin presidentin rus Vladimir Putin t’i japë fund luftës në Ukrainë.

“Nëse ka një person që mund të punojë në vendin tim ose të jetë në krahun tim, është zonja Merkel. Me të do të më pëlqente ta bindja Putinin”, u shpreh Berlusconi.

Ish-kyeministri italian tha se ai ka të njëjtat qëndrime si të Perëndimit për luftën e Rusisë ndaj Ukrainës, por theksoi se deri tani nuk shikon asnjë humbje për Vladimir Putinin.

“Unë nuk mund të devijoj nga qëndrimet e qeverisë, BE-së, ShBA-së dhe gjithë Perëndimit. Putini është i aftë të rezistojë dhe nuk shoh asnjë humbje për të”, tha ai.

Berlusconi vuri në dukje se “ushtria e pathyeshme ruse nuk është dhe aq e pathyeshme”, duke shtuar se lufta në Ukrainë është e “pakëndshme”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se qeveria është…