Lajmërohet deputeti i Lëvizjes Besa: Jam në vend të sigurt dhe në anën e duhur
11 nëntor 2021
| 22:13
Deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, është lajmëruar përmes një videoje në profilin e tij “Facebook”.
Ai thotë se është mirë, në vend të sigurt dhe në anën e duhur.
Rexhepi vijon më tej duke thënë se siguria dhe paqja e vendit duhet të jetë gjëja më e rëndësishme duke shtuar se Bilall Kasami nuk duhet të shqetësohet për të, sepse ai është me shqiptarët dhe me ndërkombëtarët.
Në fund ai paralajmëroi se do të paraqitet para mediave sapo të kalojnë disa rreziqe për jetën e tij, duke deklaruar se është kërcënuar nga disa persona, pa bërë të ditur emrat e tyre./ Alsat M