Lajmërohet e mitura nga Fushë-Kosova e raportuar e zhdukur, thotë se me vetëdëshirë ka qëndruar me një mashkull

12 dhjetor 2021 | 08:49

ajza e raportuar si e zhdukur dy ditë më parë në Fushë- Kosovë, është lajmëruar së bashku me nën e saj në stacionin policor.

E mitura në Polici ka deklaruar se me vetë dëshirë ka qëndruar me një mashkull, me të cilin ka thënë se është në lidhje dashurie.

“Në stacionin policor është paraqitur ankuesja kosovare së bashku me vajzën e saj të mitur, e cila ka qenë e raportuar e zhdukur. Viktima ka deklaruar se me vetë dëshirë ka qëndruar me një mashkull kosovar, me të cilin është në lidhje dashurie. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, njofto Policia e Kosovës.

Ajo ishte raportuar e zhdukur dy ditë më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person i gjinisë mashkullore ka njoftuar policinë se persona…