Lajmërohet nga Haga ish-luftëtari i UÇK-së, pretendohej se ishte arrestuar nga Gjykata Speciale
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Zogjani, për të cilin familja pretendon se është kidnapuar nga misioni ndërkombëtarë EULEX, ka mbërritur në Holandë.
Rreth orës 14:00, ai ka postuar një chek-in në profilin e vet në “Facebook”, ku tregon vend-ndodhjen se gjendet në Hagë. Ndërsa, që nga ora 7:30 e mëngjesit të sotëm i njëjti është marrë në pyetje nga EULEX-i.
Djali i tij, Liridoni e ka cilësuar si kidnapim marrjen e babait të tij nga shtëpia. Madje, ky veprim i ndërkombëtarëve është cilësuar edhe si arrestim nga familjarët.
“Ne çfarë cilësie është ftuar nuk e dimë , nuk e ka ditur as ai . Jemi te shokuar nga lajmi . E konsiderojmë me shume si kidnapim”, ka deklaruar ai për “Indeksonline”.
Më tej, ai tregon se Adem Zogjani ishte njëri ndër mbështetësit e fuqishëm të celulave të para të luftës , në aspektin operativ e sidomos atë financiar, qe nga fillimi i viteve i 80-ta .
“Babi ka qenë i arrestuar disa herë në vitet e 90-ta nga sigurimi serb, duke ia pamundësuar jetën dhe punën ne shtëpinë e tije . Pasi qe nuk dihej me për fatin e vëllezërve te tije te arrestuar nga regjimi serb , Babi kalon ne zonën e luftës , respektivisht ne SHP te UÇK-s , ku do te kryej me sukses te gjitha detyrat qe i besohen për lirinë e vendit te tije”, është shprehur Liridoni. /Indeksonline/