Lajmërohet policja që ishte raportuar e zhdukur nga sot një javë, jep deklaratën e saj para Policisë
U raportua para disa ditësh se një police nga Rahoveci ishte larguar nga shtëpia e saj, dhe se nuk dihej asgjë për fatin e saj.
Ajo siç mëson Gazeta Sinjali sot është lajmëruar shëndosh dhe mirë; duke e dhënë deklaratën e saj para autoritetit policor.
Ende nuk dihet se ku ishte policja nga Rahoveci, që prej të dielës së kaluar nuk dihej asgjë për fatin e saj.
Policja e zhdukur ishte: Valdete Jakupi.
Largimin e kësaj të fundit nga shtëpia e kishte lajmëruar vajza e saj në Polici.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, e cila ka njoftuar se zyrtarja policore është paraqitur në Stacionin Policor në Rahovec, sot rreth orës 17:00.
“Sot rreth orës 17:00 zyrtarja policore e raportuar e zhdukur, është paraqitur në Stacionin Policor në Rahovec”.
“Gjendja e saj shëndetësore është e mirë. Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt”.