LAJMËTARI I LIRISË
03 shkurt 2022
| 20:15
Nga: Ajet Shala
Kalon shtigje e rudina
Tokës prush e shkëmb lirie
Nëpër thepa e ngushtica
Flak më flakë përmes kodrine.
Prapë të ndara trojet tona
Mes lumenjsh ku derdhet gjak
Ishim bashkë dikur në sofra
Sytë na skuqi një bajrak.
Vjen kalorësi fitimtar
Si një engjëll për martirë
Amaneti është i gjallë
“Veç liri për Shqiptarinë!”
Tokë e dashur ku unë linda
Ku kam hedhur farë të brazda
Vargu im u përtërika
Më jep forcë për ditë të bardha.
Po vrapon i papërtuar
Nuk e ndalka asnjë ferrë
Gjashtëqind vjet të robëruar
Me një ëndrr të paprerë.
O martirë shqiptarie
Për ju lule kthehet fjala
Thur për ju kurorë lavdie
Unë, shqiptari AJET SHALA!
Me tupan e me sharki
Të jetojmë nga mot gëzimin
Qofsha unë i pari zë
që të sjell për ty Bashkimin.