Lajmi i fundit: Policia e Kosovës arreston Marko Gjuriqin
26 mars 2018
| 17:46
Pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës sapo kanë arrestuar shefin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Gjuriqin policia po e sjell nën pranga në Prishtinë.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka deklaruar se ndalesa që i është vënë vizitës së Gjuriqit dhe zyrtarëve tjerë serb ndërlidhet me deklaratat e tyre nxitëse dhe mos përfilljen e marrëveshjes për vizitat reciproke.