Lajmi i çuditshëm në mediat italiane: Shmangni mbytjen në det!

16 maj 2020 | 10:29

Evitoni që të mbyteni në det! Me këtë titull disa media italiane, mes tyre edhe “Il Mattino” i drejtohen qytetarëve italianë, duke sqaruar se rregulli i ri për verën 2020 është që rojet në plazhe nuk mund të bëjnë dot praktikën e ndihmës së shpejt të frymëmarrjes gojë më gojë.

Sipas rregulloreve dhe kufizimeve për shkak të pandemisë së koronavirusit, duket se do të jetë vërtet e vështirë të shpëtosh dikë që do t’i duhet ndihmë.

Rojet e shpëtimit nuk do të mbajnë maska apo veshjet të tjera, por do të jenë në gjendje të shpëtojnë personat që janë në vështirësi duke i nxjerr në breg, por nuk d të bëjnë frymëmarrje gojë më gojë për shkak të rrezikut të infeksionit. Dispozita sqaron se rojeve të shpëtimit do të mund të bëjnë pompimin në pjesën e kraharorit të personi që është mbytur, por pa e afruar fytyrën pranë të tijit.

Ky rregull ka shkaktuar diskutime. “Prandaj, duket se të mbytesh do të ndalohet për verën e vitit 2020”, shkruan media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas qëndresës deri në mëngjes te Teatri, kryetarja e LSI-së,…