
Lajmi i fundit: 118 raste të reja me Covid-19, shërohen edhe 157 persona
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se janë regjistruar edhe 118 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.
Sipas këtij instituti, sot nga koronavirusi janë shëruar 157 persona.
“Numri total i rasteve pozitive është 5 735 raste nga 31 056 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 135 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 157 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2 968 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 632”.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 48 raste, komuna Ferizaj 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Viti 3 raste, me nga 2 raste komunat: Kaçanik, Skenderaj dhe Vushtrri dhe me nga 1 rast komunat: Han i Elezit, Kamenicë, Klinë, Kllokot, Lipjan, Obiliq dhe Suharekë”, ka njoftuar IKShPK-ja.
(F.D/ Epoka e re)