Lajmi i fundit: 119 të infektuar me Covid-19 në 24 orë e fundit në Kosovë

15 korrik 2020 | 15:14

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Naser Ramadani, ka bërë me dije se nga testimi i 420 personave, 119 kanë rezultuar pozitivë në testin për Covid-19.

Ai në një konferencë për medie së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtorin e ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka treguar se numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid-19 është  5 237,  ndërsa i të vdekurve ka shkuar në 112.

https://www.facebook.com/597689407055317/videos/585919762126041/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi mund…