Lajmi i fundit: 122 të shëruar dhe 34 raste të reja me Covid në Kosovë

06 tetor 2020 | 14:33

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë me dije se në 24 orët e fundit në Kosovë janë paraqitur 34 raste të reja me Covid.

Po ashtu, ai ka bërë me dije se gjatë kësaj periudhe janë shëruar dhe 122 persona nga koronavirusit.

“Qeveria e Maqedonisë Veriore ka miratuar propozimin e komisionit për Sëmundjet Infektive të Maqedonisë së Veriut, për hapjen e kufijve për Kosovën pa teste PCR. Këtë ma konfirmoj zëvendësministri i Shëndetësisë, z.Ilir Hasani, gjatë një bisede telefonike. Situata momentale epidemiologjike në vendin tonë nuk përbën rrezik dhe përshëndes vendimin e sotëm për hapjen e kufijve pa test PCR.  Test PCR mund të kthehen nëse vërejmë se ka rritjet të rasteve të infeksionit. Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, 122 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa pozitiv kanë rezultuar 34! Bashkë për një rajon të shëndetshëm”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bujar Salihu DITA JOTE E FUNDIT Tim atit në një…