Kurti shkarkon Avdullah Hotin
26 mars 2020
| 00:14
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka shkarkuar zëvendëskryeministrin e parë në detyrë, Avdullah Hotin.
Këtë vendim e ka marrë të mërkurën pas mesnate, jo shumë kohë pas miratimit të mocionit të mosbesimit, që e rrëzoi Qeverinë e tij.
“Z. Avdullah Hoti, lirohet nga posti i Zëvendëskryeministrit të Parë në detyrë”, shkruan në vendimin e shpërndarë për medie, teksa bëhet e ditur se ai hyn në fuqi pas nënshkrimit nga kryeministri.