Lajmi i fundit: Arrestohet Dardan Molliqaj

16 qershor 2022 | 17:09

Policia e Kosovës ka arrestuar Dardan Molliqajn, kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD).

Siç shihet edhe në fotografi, Molliqaj është shtrirë në tokë nga policia, derisa ia kanë vënë prangat në duar.

Të mërkurën, Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhërarrest ndaj Dardan Molliqajt, i cili ka munguar në seancën gjyqësore për rastin e përleshjes fizike me deputetin e Vetëvendosjes, Haki Abazi, pas një debati televiziv në vitin 2019.

Nuk dihet ende nëse kjo është arsyeja e arrestimit të Molliqajt

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar në takim veteranët…