Lajmi i fundit: Dy të vdekur, 53 të shëruar dhe 49 raste të reja me Covid-19
11 tetor 2020
| 14:43
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë me dije se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar dy raste të vdekjes nga Covid-19.
Po ashtu, Zemaj ka bërë me dije se janë shëruar 53 persona me koronavirus, ndërkaq janë shënuar 49 raste të reja.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 53 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa nga 680 testime që janë bërë, pozitiv kanë rezultuar 49, ndërsa fatkeqësisht kemi 2 jetë të humbura”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3479750602071795