Lajmi i fundit: Gjendet i pajetë mësimdhënësi nga Rahoveci

22 shkurt 2021 | 15:34

Është gjetur i pajetë mësimdhënësi nga Rahoveci, Naim Gashi. Lajmin e ka bërë me dije kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.

“Sapo jam njoftuar nga ekipi i kërkim- shpëtimit të FSK-së, se sot është gjetur trupi i pajetë i mësimdhënësit Naim Gashi nga fshati Sapniq”, ka njoftuar Latifi.

 Njoftimi i plotë i kryetarit Latifi:

Sapo jam njoftuar nga ekipi i kërkim- shpëtimit të FSK-së, se sot është gjetur trupi i pajetë i mësimdhënësit Naim Gashi nga fshati Sapniq.

Ekipi i Gardës së FSK-së, njësia e kërkim shpëtimit “Togu i ujërave” në krye me rreshterin e klasit të parë Naim Mala, tash e sa ditë janë në terren për të bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë, andaj i shpreh mirënjohje të thellë për angazhimin e tyre.

Familjes Gashi, miqve dhe mësimdhënësve ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e një njeriu të urtë, mësimdhënës i zoti ashtu siç ishte Naimi!

Në vend të ngjarjes  janë edhe ekipet e mjekësisë ligjore, Policia e Kosovës dhe të gjitha njësitet relevante të cilat i falënderoj po ashtu për ndihmën dhe bashkëpunimin!

Ngushëllime!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka…