![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/04/Samedin-Mehmeti.jpg)
Lajmi i fundit: Jep dorëheqje drejtori i policisë, ja nga kush zëvendësohet
Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Lajmin e ka bërë me dije ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ai ka thënë se në vend të Mehmetit është caktuar Fehmi Hoti.
:Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z. Samedin Mehmeti drejtor i Policisë së Kosovës. Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale Tashmë kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm z. Fehmi Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës. Me këtë rast falënderoj z. Mehmeti për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë si dhe i uroj suksese në detyrat e mëtejme në Policinë e Kosovës”, ka shkruar Sveçla në llogarinë e vet në “Facebook”.