Lajmi i fundit: Katër të vdekur dhe 3 mijë 617 raste të reja me Covid
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur katër persona dhe janë paraqitur mbi 3 mijë e 600 raste të reja me Covid.
Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 4 mijë e 316 doza të vaksinës kundër Covid-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.769.170 doza të vaksinës. Deri më sot 804.251 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 72.122 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 13.928 testime, 3.617 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.344 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164.294. Në total numri i rasteve aktive është 31.021”, ka njoftuar MSh-ja.