Lajmi i fundit: Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për energjinë
21 qershor 2022
| 11:01
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka njoftuar se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për miratimin e udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjeve për Energjinë në kuadër të dialogut të Brukselit.
“Me kënaqësi të njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara”, ka shkruar Lajçak në llogarinë e vet në “Twitter”.
Very pleased to announce that Kosovo and Serbia just adopted the Energy Agreements’ Implementation Roadmap in the framework of the EU-facilitated Dialogue. This is a major step forward. pic.twitter.com/QbY3W7uyrs
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 21, 2022