LAJMI I FUNDIT: Kosova nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme për anëtarësim në Interpol
20 nëntor 2018
| 10:18
Edhe pas raundit të dytë të votimit, Republika e Kosovës nuk ka arritur të marrë 2/3 e votave për t’u bërë pjesë e njërit nga mekanizmat më të rëndësishëm të sigurisë në botë.
Në rrethin e parë të votimit, anëtarësimin e Kosovës në Interpol e mbështetën 76 shtete, kundër saj ishin 56 shtete, kurse 22 abstenuan. Ndërkaq, në rrethin e dytë të votimit, Kosova mori 68 vota për, 51 kundër dhe 16 abstenime.