Lajmi i fundit: Liz Truss zgjedhet kryeministre e re e Britanisë
05 shtator 2022
| 13:57
Sekretarja e Jashtme, Liz Truss është zgjedhur si kryeministre e re e Britanisë së Madhe.
Ajo ka ardhur në krye të qeverisë duke pasuar kryeministrin në largim, Boris Johnson, i cili kishte dhënë dorëheqje në muajin korrik pas shpërthimit të skandaleve të njëpasnjëshme.
Truss do të trashëgojë një ekonomi në rënie, me inflacion në nivelin më të lartë të 40 viteve dhe faturat e larta të energjisë.
Trussi ka premtuar se do të “veprojë menjëherë” për të ndihmuar me kostot e energjisë.
Përmes një njoftimi të enjten, ajo ka thënë se një paketë mbështetëse do të jetë një ndër veprimet e saj të para si kryeministre.
Në garë, ajo ka mposhtur kolegun e saj nga Partia Konservatore, Rishi Sunak.