Lajmi i fundit: Lulzim Hetemi ka afat deri në orën 24:00 të largohet nga objekti i komunës së Leposaviqit
09 qershor 2023
| 22:17
Burime të gazetës “Epoka e re” bëjnë me dije se kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, është urdhëruar që sonte deri në orën 24:00 të largohet nga hapësirat e komunës ku është duke qëndruar për ditë të tëra, në të kundërtën ushtarët e KFOR-it, në mëngjesin e hershëm të së shtunës do ta nxjerrin nga aty.
Po ashtu sot ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu nuk ka mundur ta vizitojë kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi pasi është ndalur nga KFOR-i, me arsyetimin se mund të tensionohej situata, shkruan “Epoka e re”.