Lajmi i Fundit: Nuk do të falet namazi i Kurban Bajramit
30 korrik 2020
| 11:28
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, në mesazhin drejtuar qytetarëve me rastin e festës së Kurban Bajramit, ka njoftuar se BIK ka marrë vendim që të pezullojë faljen e namazit të Kurban Bajramit.
Tërnava ka thënë se ky vendim i dhimbshëm për të gjithë po merret që të ruhet shëndeti publik, për shkak të situatës me pandeminë Covid-19.
“Bashkësia Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët pezullohet falja e namazit të Bajramit. Dhe për 10 ditë rresht pezullohet falja e namazeve në xhamitë e Kosovës. Vërtetë është vendim i dhimbshëm. Por ne prioritet që të ta ruajmë shëndetin publik”, ka thënë Tërnava.
https://www.facebook.com/birk2015/videos/2780890025521901/