Lajmi i fundit: Policia e Serbisë arreston Milan Radojiçiqin
03 tetor 2023
| 14:45
Policia e Serbisë e ka arrestuar e ndaluar për 48 orë kryekriminelin terrorist serb, Milan Radojiçiq.
Kjo vjen tek 10 ditë pas sulmit terrorist në Banjskë në veriun e Kosovës.
Lajmin e ka bërë me dije bërë Policia e Serbisë, duke theksuar se është dorëzuar edhe kallëzim penal në Prokurorinë e Beogradit.
“Më 03.10.2023, zyrtarët policorë të Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë bastisur banesën dhe lokalet tjera të Milan Radoiçiqit, i cili është ndaluar deri në 48 orë”, ka njoftuar Ministria e Brendshme e Serbisë.
Milan Radojiçiq ishte në krye të sulmit terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrim Bunjaku.