Lajmi i fundit: Rihapet rasti për vrasjen e Agonis Tetajt
Trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Pejë, ka marrë vendim që të rihapet seanca e shqyrtimit gjyqësor për rastin e vrasjes së Agonis Tetajt.
“Trupi gjykues, ka vlerësuar me hollësi të gjitha shkresat e lëndës, ka analizuar dispozitat ligjore dhe ka vendosur: Rihapet seanca e shqyrtimit gjyqësor, shpallet e papërfunduar procedura penale sepse duhet të plotësohet procedura penale”, ka thënë gjyqtarja e trupit gjykues.
Seanca tjetër për këtë rast do të mbahet më 21 prill 2021, teksa prokurori duhet të sjell prova të reja deri më 7 prill 2021.
“Caktohet shqyrtimi gjyqësor i radhës me datë 21.04.2021, obligohet prokurori I çështjes që të sjell prova të reja të pretenduara deri më 7 prill 2021”, është thënë në vendimin e Gjykatës Themelore në Pejë.