Lajmi i fundit: Shkarkohet rektori i UP-së, Naser Sahiti
21 tetor 2022
| 15:27
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka shkarkuar Naser Sahitin nga pozita e rektorit të këtij universiteti.
Kryesuesi i Këshillit Drejtues të UP-së, Altin Sahiti, ka bërë me dije se ushtrues e detyrës së rektores është emëruar Luljeta Plakolli-Kasumi.
Për shkarkimin e Sahitit kanë votuar tetë anëtarë të Këshillit Drejtues të UP-së, ndërsa një anëtar ka abstenuar.