Lajmi i fundit: Sulmohen njësitet policore në veri, një polic i lënduar
09 dhjetor 2022
| 00:57
Policia e Kosovës ka njoftuar përmes një njoftimi për medie se të enjten rreth orës 23:00, në fshatin Serbovc, komuna e Zveçanit, Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM.
“Si pasoj e incidentit, një pjesëtar i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendngjarje, për të kryer hetimet, kurse zyrtari policor i lënduar është transportuar në QKMF për ofrimin e ndihmës mjekësore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.