Lajmi i fundit: Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë

26 janar 2022 | 14:24

Të mërkurën rreth orës 11:30, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se në rrugën “Shala e Bajgores’’ në Mitrovicë në vendbanimin e tij, dyshohej për një person pa shenja jete.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit kompetente si dhe emergjenca nga Spitali Rajonal Mitrovicë, ku mjeku ka konstatuar se viktima M.T., 72-vjeçar, është pa shenja jete”, ka njoftuar policia.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, dhe me urdhrin e tij trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore-Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria është një ndër 99 shtetet më të shtrenjta në…