
LAJMI I FUNDIT: Vriten dy vëllezër në Gjakovë
25 qershor 2023
| 21:20
Dy persona janë vrarë në fshatin Madanaj të Gjakovës.
Kështu tha drejtori rajonal i policisë në Gjakovë Lumni Graishta.
“Ashtu e kemi informatën. Janë dy vëllezër. Njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri rrugës për në spital. Vdekjen e kanë konstatuar mjekët e emergjencës në Gjakovë”, tha ai.