Lajmi i mirë: 13 punëtorët shëndetësorë të Urgjencës në Prishtinë dolën negativ me Covid-19
08 prill 2020
| 21:56
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se 13 punëtorët shëndetësorë të Qendrës së Mjekësisë së Urgjencës në Prishtinë dolën negativ në testin e parë me Covid-19.
“Lajm i mirë – 13 punëtorët tonë shëndetësor të Urgjencës, vija e parë e ballafaqimit me Covid dhe sëmundje tjera në Prishtinë sot dolën negativ në testin e parë, pas kontaktit me të ndjerin S.N. Të gjithë kanë qenë me mbrojtje por kemi përcjellë të gjitha protokollet. Ata do të vazhdojnë në vetizolim edhe disa ditë”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/