Lajmi i mirë: 40 raste të dyshuara në Prishtinë me Covid-19 dalin negative
12 prill 2020
| 21:51
“Lajm i mirë: Pas intervistimit të 20 të infektuarve në Prishtinë, sot janë testuar rreth 40 kontakte të tyre. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative. Vazhdoni me qëndru në shtëpi!”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Komuna e Prishtinës nga sot ka hyrë në karantinë si pasojë e 20 të infektuarve me Covid-19.
/Epoka e re/