Lajmi i mirë për Tottenhamin, Dele Alli kthehet në mars
08 shkurt 2019
| 16:26
Dele Alli ka bërë hapa të mëdhenj drejt shërimit të lëndimit të kofshës dhe rikthimit në fushën e futbollit.
Së bashku me Harry Kanen, janë dy futbollistët që po i mungojnë Tottenhamit në këtë fazë, kur është rritur intensiteti i ndeshjeve.
Alli u lëndua muajin e kaluar dhe po stërvitet ngadalë në Dubai, por nuk do të mund të jetë i gatshëm për ekipin deri në fillimi të muajit mars, shkruajnë mediet në Angli.