Gjykata Speciale nuk jep detaje nëse ka ngritur aktakuzë ndaj Thaçit e Veselit
26 tetor 2020
| 11:07
Gjykata Speciale nuk ka dhënë detaje nëse është ngritur aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, duke thënë se derisa një aktakuzë të bëhet publike, ajo mbetet konfidenciale.
Gjykata nëpërmjet një përgjigje, ka thënë se konfidenciale mbesin edhe procedurat që lidhen me shqyrtimin e aktakuzës.
“Derisa një aktakuzë të bëhet publike ajo mbetet konfidenciale si dhe procedurat që lidhen me shqyrtimin e saj. Në bazë të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, nëse një aktakuzë konfirmohet ajo do të bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të Akuzuarit para Gjykatës”, është thënë në përgjigjen e Gjykatës Speciale.