Lajmi për vizat bëhet publik sot në orën 16:30
18 korrik 2018
| 13:15
Komisioni Evropian ka bërë me dije se komisionari për Punë të Brendshme dhe Migracion, Dimitris Avramopoulos dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në orën 16:30 do të mbajnë një konferencë për medie, në të cilën do të prezantohet rekomandimi për liberalizimin e vizave.
“Sot rreth orës 16.30, konferencë për shtyp nga komisionari Avramopoulos dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi”, ka njoftuar Komisioni Evropian nëpërmjet llogarisë zyrtare në “Twitter”.
/Epoka e re/