Lajmi se Shpend Ahmeti do të bëhet pjesë e ekipit negociator të Kosovës nuk është i saktë

10 nëntor 2018 | 14:13

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Natyra Kuçi, ka thënë se lajmi i sotëm që po qarkullon nëpër media të caktuara, se “kryetari i Partisë Socialdemokrahhte, Shpend Ahmeti do të bëhet pjesë e ekipit negociator të Kosovës si zëvëndës i Fatmir Limajt”, nuk është i saktë.

“Njoftojmë publikun se Partia Socialdemokrate nuk ka asnjë marrëveshje me asnjë subjekt politik parlamentar, lidhur me çështjen e dialogut. Dialogu me Serbinë nuk mund të jetë vullnet i një njeriut. Përfshirja e Kuvendit të Republikës dhe e partive politike është e domosdoshme që Kosova të ketë përfaqësim dinjitoz dhe të mirëpërgatitur, në dialogun me Serbinë”, ka shkruar Kuçi në llogarinë e saj në “Facebook”.

Ajo ka theksuar se koalicioni qeverisës duhet ta krijojë hapësirën e duhur përfaqësuese e vendimmarrëse për opozitën dhe shoqërinë civile. 

“Secili subjekt politik duhet të sillet me përgjegjësinë që kërkohet në këtë proces të rëndësishëm. Dhe ta merr përgjegjësinë për vendimet dhe veprimet politike”, ka shkruar Kuçi. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministër i FSK-së, Burim Ramadani, përmes një postimi në llogarinë…