Lajmi tragjik për humbjen anëtarëve të familjes Asllani, kandidatja për deputete shpreh ngushëllime

03 janar 2025 | 16:42

Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili, ka shkruar në “Facebook” se me dhembje të thellë ka marrë lajmin tragjik për humbjen anëtarëve të familjes Asllani nga fshati Gërçec, Komuna e Sarajit, në aksidentin tragjik ku ranë në lumin Vardar.

“Kjo humbje e madhe ka tronditur gjithë qytetarët tonë! Me këtë rast, i shpreh familjarëve, të afërmve dhe miqve të viktimave ngushëllimet më të sinqerta! Në këto momente të vështira, lutemi që Zoti t’u japë forcë për të përballuar këtë dhimbje dhe shpirtrat e tyre të prehen në parajsë! Jemi me ju në këtë dhimbje të madhe dhe bashkë ndajmë barrën e pikëllimit. Ngushëllime të sinqerta!”, ka shkruar Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Gjermanisë në Republikën e Kosovës, Jörn Rohde ka…